E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Studimet për stresin gjatë koronavirusit ngrenë alarmin

Stresi gjatë koronavirusit ka pësuar rritje të mëdha tek njerëzit.

Në SHBA, thuajse 46% e të rriturve përjetuan humbje pune ose ulje të të ardhurave gjatë pandemisë.

1/3 e amerikanëve thanë se vuajnë nga shëndeti mendor prej kësaj situate. 48% e të anketuarve thanë se trajtimi i një familjari të tyre që vuan nga shëndeti mendor është vonuar për shkak të përqendrimit të vëmendjes tek trajtimi i të infektuarve.

31% qytetarë të përfshirë në studim thanë se kishin probleme me sigurimin e ushqimit, sigurimin shëndetësor dhe me pagesën e faturave.

Reklamë
stresi gjate koronavirusit

Stresi gjatë koronavirusit është rritur më shumë tek gratë, të cilat vazhdojnë të jenë më të predispozuara se burrat.

Nga ana tjetër, nga një studim i kryer nga “Zyra e Statistikave” në Britaninë e Madhe doli se katër nga pesë qytetarë janë të stresuar dhe të pasigurtë për të ardhmen e tyre për shkak të pandemisë.

Po ashtu, një në pesë qytetarë të përfshirë në anketë treguan se të ardhurat në shtëpinë e tyre kishin rënë si pasojë e virusit. 23% e të anketuarve kishin si shqetësim kryesor shëndetin, mundësinë për t’u kujdesur.

Më parë psikologët, për të evituar stresin gjatë koronavirusit, kanë këshilluar njerëzit që në këto ditë të vështira izolimi të gjejnë mënyra për të qenë aktivë, dhe për të kufizuar kohën që shpenzojnë në telefona apo pajisje elektronike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë