Arkimed Lushaj është një nga personazhet më të përfolur në showbizz-in shqiptar. Sigurisht që jeta e një reperi udhëzohet nga rryma të cilën ai përfaqëson, por për Stresin duket se kjo mënyrë jetëse është shumë më shumë. Në një kohë kur policia shqiptare e shpalli në kërkim për posedim armësh pa leje, pasi u shfaq në një foto në Instagramin e tij duke mbajtur në duar një armë, Stresi duket se që prej atëherë filloi një tjetër aventurë. Kudo ishte Stresi, por askush se dinte se ku ndodhej në të vërtetë. Mediat sociale ishin të vetmet burime informacioni.

 

 

Por një lajm i mirë erdhi për reperin e famshëm shqiptar, i cili u shpall i pafajshëm nga Prokuroria e Tiranës, vendimin e së cilës Stresi e publikoi në faqen e tij në Intagram. Sigurisht që një moment i tillë duhet festuar dhe reperi duket se ka gjetur një mënyrë shumë origjinale. Një foto gjysmë i zhveshur do të bënte mirë për sytë e fanseve të tij, e sidomos vajzave. Një hall më pak për Stresin dhe një foto më shumë në Intagram.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *