Kronikë
Strehoi 50 sirianë, arrestohet pronari i hotelit (EMRI)

60-vjeçari Fatos Dusha ra në prangat e policisë sepse akuzohet se ka strehuar 50 emigrantë sirianë.
Dusha është pronari i një hoteli në Tiranë, ku dyshohet se janë mbajtur sirianët derisa u nisën drejt Italisë.
Arrestimi i tij erdhi pas dëshmive të klandestinëve, të kapur të premten.
Sirianët ishin bllokuar në gomone ku po tentonin që të kalonin drejt Italisë
. Pasi u bllokuan në grykëderdhje të Vjosës, u njoftua policia e cila bëri te mundur shpëtimi i tyre.




