E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Strehimi i refugjatëve afganë/ SHBA falenderon Shqipërinë

Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson partnerët ndërkombëtarë që iu përgjigjën thirrjes së Uashingtonit për të ndihmuar në strehimin e refugjatëve afganë.

 

Në një deklaratë të përbashkët, ku përfshihet edhe Shqipëria, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi.

 

“Rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet. Ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata.-thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë