Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri, ka reaguar pas deklaratave të  kryebashkiakut Erion Veliaj për ndërtimin e Unazës së Re.

 

Përmes një statusi në profiling e tij në Facebook, Strazimiri shkruan se vazhdojnë ende të nxirren nga shtëpitë pronarë të ligjshëm dhe po grabiten për 46 vjet rresht çdo pëllëmbë toke për të ndërtuar pallate.

 

“Kur zbritën nga shpellat me opinga e poture në nëntor 1944:

– vranë në pragun e derës ajkën e Tiranës,

– nxorrën nga shtëpitë shekullore pronarët e ligjshëm dhe u futën vetë brenda megjithë morrat që kishin në trup,

– grabitën për 46 vjet rrjesht çdo pëllëmbë toke që nuk u takonte për të ndërtuar pallate për oficerët e Sigurimit…

….dhe nuk u quatkërkan ZAPTUES!

Përkundrazi, i njëjti gen i fëlliqur të tregon “rrënjët e ligjshme të qytetit” dhe etiketon të tjerë si “shpellarë”.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *