E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Strazimiri: Rama me skenar kriminal mashtrimesh

PD nëpërmjët deputetit Strazimiri, akuzoi kryeministrin Rama se po shantazhon dhe kërcënon të gjithë ata që denoncojnë trafiqet e vërteta duke mbrojtur nga ana tjeter ata që janë kokat e trafikut të drogës në vend.

 

 “Për të mbrojtur veten dhe vëllezerit Xhafaj, Edi Rama është vënë në krye të një skenari kriminal mashtrimesh, manipulimesh dhe kërcënimesh kundër çdo denoncuesi të krimit me lidhje qeveritare.Njësoj si me ekspertizën e zërit të Agron Xhafajt, duke bërë prokurorin, Edi Rama hodhi mashtrimin e rradhës për drogën e Maminasit.Siç e dinë të gjithë shqiptarët, Partia Demokratike nuk mbron kriminelët.Kokaina e Xibrakës dhe kokaina e Maminasit, trafiku dhe laboratorët e kokainës në Shqipëri janë të Genci Xhixhës, Ermal Hoxhës, Olsi Ramës dhe shokëve të tij.Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen të shtunën me 26 maj në ora 11 në protestën kombëtare për Shqipërinë e çliruar ngaqeveria e lidhur me krimin”

Vazhdo të lexosh

Reklamë