Subscribe

Këto janë pamjet, për te cilat policia pretendon se tregojnë deputetin demokrat Gent Strazimiri qe mbante pistoletë ne protestën e parkut. Sipas dokumenteve të policisë shqiptare, Strazimiri ka pasur dikur një pistoletë me leje, në kohën që ka qenë zëvendësministër i Brendshëm, por ligji për armët i miratuar së fundmi, ia ka hequr ketë te drejte deputetit të Partisë Demokratike. Komisariati numër 3 në Tiranë i ka dërguar Starzimirit dhe një shkresë zyrtare, ku kërkon të dorëzoje armën brenda datës 25 mars, përndryshe ai konsiderohet si person që mban armë pa leje. Por vete deputeti e hodhi poshtë ketë pretendim te policisë. Ai  e konsideroi gjithçka shpifje “te organeve te shtypit dhe propagandës së partisë e pushtetit”. E vetmja armë që mban Strazimiri është dhe do të jetë ajo që ka qenë gjithmonë: denoncimi dhe përballja pa kompromis me çdo bandë kriminale që po sundon me urdhra kriminelësh e jo me ligje, thuhet ne njoftimin e shpërndare nga Partia Demokratike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *