Subscribe

 

Prezantohet strategjia për zhvillimin e Turizmit 2018-2020. Ministri Klosi u ben thirrje te gjitha bashkive ne vend te identifikojnë zonat me potencial turistik dhe fermat agroturistike te aplikojnë prane ministrisë per te marre mbështetje financiare per t’u zhvilluar me tej.

 

 “Ne realisht mund të kemi një bum turistik të brendshëm në radhë të parë, të qytetarëve shqiptarë në radhë të parë, për të gjetur arsye për të kaluar një fundjavë brenda vendit dhe pastaj për të pritur një rrjet shumë më të mirë turistik. Kjo është një kërkesë e drejtpërdrejtë. unë do t’u bëj një letër të gjithë kryetarëve të bashkive së bashku me ministrin Peleshi për të kërkuar kontributin e çdo institucioni lokal për të evidentuar dhe për të nxitur në zona me histori apo me potencial, zhvillimin e këtij lloj turizmit. E kemi shumë të nevojshme që të krijojmë një rrjet të pikave ku kemi zona dhe ferma agroturistike.”

 

Klosi theksoi se do te punohet per ndërtimin e hoteleve te reja, per shkak se ka nje numër shume te madh turistesh dhe shume pak vende akomodimi.

 

 “Qeveria ka ndërmarrë disa politika ku më kryesorja është ajo që vjen nga shumë tur operatorë  për më shumë hapësira akomoduese. Jemi në situatën që shfrytëzojmë në një periudhë relativisht të shkurtër kapacitetet tona turistike dhe kemi mangësi shumë të madhe në zënien e hoteleve jashtë dy- tre muajve të sezonit. Paçka se tani sezoni në zona specifike është zgjatur më shumë se sa dy muajt klasikë të pushimeve që bëjmë, por kemi shumë më tepër kërkesa edhe në sezon edhe jashtë sezonit për kapacitete të vërteta turistike me standarde europiane.”

 

Ministri i turizmit tha se per vitin 2018 do te kete nje rritje prej 15 -20 % te numrit te turisteve qe do te vizitojnë Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *