E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Vendi

Strategjia e re, studentët këmbëkryq në rrugët kryesore të Korçës e Elbasanit

Studentet kanë nisur të përshkallëzojnë protestën e tyre ndaj Ministrisë së Arsimit, në përpjekje për ta detyruar qeverinë “Rama” që të plotësojë kërkesat e tyre.

 

Nëse në Tiranë protesta është e heshtur dhe me letra të bardha në duar, ndryshe ndodh në rrethe.

 

Reklamë

Në Korçë studentet të mbështetur nga gjimnazistet bllokuan Unazën e qytetit në pjesën veriore të saj duke marshuar per gati 10 km. Me flamuj shqiptarë në duar dhe me thirrje e pankarta të ndryshme ata u ulën në rrugë duke mos lejuar kalimin e mjeteve.

 

 

Edhe në Elbasan, protesta këtë të mërkurë është përshkallëzuar.

 

Për herë të parë studentet bllokuan rrugët duke shkaktuar një kaos të madh në trafik sidomos ne aksin Elbasan-Bradashesh qe te çon drejt Tiranes.

 

Edhe në Elbasan, të rinjte mbanin në duar flamuj shqiptar dhe kënduan këngë patriotike.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë