Subscribe

Studentët duket se kanë zgjedhur një strategji të re për të protestuar në lidhje me kërkesat e tyre.

 

Ata kanë zgjedhur këtë të enjte që të “ngujohen” në çdo fakultet duke mos lejuar që të zhvillohet mësim.

 

Fillimisht ishin studentët e Fakultetit të Drejtësisë ata që u kyçën brenda duke bllokuar hyrjet me karrige dhe më pas ata te Shkencave Sociale.

 

Por kjo gjë është shtrirë dhe në universitetet e rretheve.

 

Studentët e e Elbasanit kanë zgjedhur që të mbyllen po ashtu brenda Universitetit.

 

Ata janë shprehur se deri në plotësimin e kushteve nuk do të rifillojë mësimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *