Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj deklaroi se zbatimi i strategjisë ndërsektoriale antikorrupsion deri ne viti 2020 do të ndihmojë integrimin e Shqipërisë. Ne takimin e parë të Forumit Konsultativ Antikorrupsion, Gjonaj edhe ne cilësinë e koordinatorit kombëtar u shpreh se reformat përbëjnë një parakusht shumë të rëndësishëm për të ashpërsuar luftën kundër korrupsionit. Ministrja Gjonaj theksoi se reforma ne drejtësi do të luajnë rol kyç ne goditjen e fenomenit, i cili nga ana tjetër luftohet dhe nëpërmjet qytetareve me denoncimet e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *