Subscribe

Bashkimi Europian ka përcaktuar strategjinë e Brexit, ku propozon qe bisedimet per marrëveshjen tregtare me Britaninë, te nisin vetëm pasi te shënohet progres i mjaftueshëm ne negociatat per ndarjen.

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke shpalosur udhërrëfyesin e negociatave, theksoi se Britania duhet fillimisht të merret me divorcin e saj nga Evropa, përpara bisedimeve mbi një marrëveshje të ardhshme tregtare.

 

“Në këto negociata Bashkimi Europian do të veprojë si një i tërë. Do te tregohemi konstruktive në të gjithë procesin dhe do të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje. Kjo është në interesin më të mirë të të dyja palëve. Ne do te punojmë shume per te patur nje marrëveshje, por gjithashtu duhet te jemi te përgatitur ne rast se nuk do te ketë një te tille.”

 

Ne dokumentin me nëntë faqe përshkruhen negociatat qe pritet te zgjasin dy vjet me tre faza kryesore.

 

Në pjesën e parë do të trajtohet marrëdhënia ekzistuese mes Londrës dhe Brukselit, Pjesa e dytë përcakton krijimin e një kornize për negociatat e ardhshme, duke përfshirë një marrëveshje të mundshme tregtare, ndërsa pjesa e tretë përfshin kalimin nga marrëdhënia e vjetër në një marrëdhënie të re.

 

Dokumenti ne forme drafti i është dërguar 27 vendeve anëtare te unionit per miratim. Britania nisi zyrtarisht procesin e Brexit te mërkurës, përmes aktivizimit te artikullit 50 te Traktatit te Lisbonës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *