Pas Gjykatës Kushtetuese, Komisionit të Venecias, këtë të martë edhe Gjykata Europiane e Të drejtave të Njeriut, ka vulosur ligjshmërinë e procesit të vettingut.
Gjykata e Strasburgut, sic meson Vizion Plus, ka rrezuar kërkesën e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj për parregullsi ne procesin e vetingut, duke e i cilësuar si të rregullta procedurat e verifikimit dhe proporcional vendimin për shkarkimin e gjyqtares se Gjykatës Kushtetuese.
Ne vendimit e marr me date 9 shkurt, Gjykata çmon se organet e vetingut ishin ngritur dhe formuar në mënyrë të ligjshme dhe kishin qenë “gjykatë e krijuar me ligj”, për shkak të bazës ligjore mjaftueshmërisht të qartë.
Gjykata nuk e gjeti të bazuar pretendimin për mungesë të pavarësisë komisionit ta pavarur te kualifikimit së dhe Kolegjit të Apelimit. Ajo nuk pati dyshime për mënyrën e zgjedhjes të anëtarëve të organeve të vetingut, pasi zgjedhja e tyre kishte qenë në përputhje me procedurën. Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte patur shkelje të nenit 6 § 1, përsa i takonte pretendimit për mungesën e pavarësisë dhe paanshmërisë të organeve të vetingut.
Një tjetër pikë ishte dhe vendimi për shkarkimin, ku Gjykata u shpreh shkarkimi nga detyra ishte mbase masa disiplinore më e rëndë që mund të jepej ndaj një personi, e cila kërkonte prova shumë bindëse të shkeljeve etike dhe profesionale.
Në vlerësimin e domosdoshmërisë për marrjen e kësaj mase, sic raporton Vizion Plus, Gjykata mori parasysh “nevojën e domosdoshme shoqërore” në Shqipëri për të reformuar sistemin e drejtësisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në gjyqësor.
Gjykata vlerësoi se shkarkimi nga detyra i kërkueses kishte qenë proporcional. Ekzistenca e një game të kufizuar të masave disiplinore në Ligjin e Vetingut ishte në pajtueshmëri me frymën e procedurave të vetingut, të cilat, duke qenë një proces unik, kishin si qëllim të pastronin sistemin e drejtësisë nga elementët e korruptuar. Për më tepër, ajo çmoi se ndalimi i përhershëm për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda etike, i cili ishte vendosur nëpërmjet një ligji tjetër dhe gjente zbatim edhe ndaj kërkueses dhe personave të tjerë të shkarkuar nga detyra, kishte qenë i pajtueshëm me garantimin e integritetit të detyrës të magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Ky ndalim ishte akoma më i justifikuar për shkak të kontekstit kombëtar të një shteti të së drejtës në konsolidim e sipër.
Edhe pse ligjërisht do duhet të pritet dhe 3 muaj për të parë nëse do të ketë apelim të këtij vendimi nga Altina Xhoxhaj, ky vendim tashmë vulosa njëherë e mirë të gjitha akuzat ndaj këtij procesi, duke bërë që edhe për çështjet e ngjashme që pritet të gjykohen prej kësaj Gjykate, të merret si precedent çështja “Xhoxhaj Kundër Shqipërisë”. Kjo pasi pjesa më e madhe e ankuesve pretendojnë në paligjshmërinë e KPK dhe KPA