Nga ana tjetër Tekniku Sarri harroi gafën e Strakoshës ndaj Gallatasarajt dhe i besoi sërish vendin e titullarit.

 

Këtë herë shtatlarti i Lazios e bëri në mënyrë perfekte detyrën e tij duke mbajtur portën e paprekur. Kryeqytetasit e Italisë mundën 2-0 Lokomotivën e Moskës në Olimpiko në një duel që u mbyll që në pjesën e parë.

 

Fillimisht Basic kaloi në avanatazh të kaltrit ndërsa Patric blindoi fitoren e italianëve. Një triumf që dërgon Lazion në vendin e dytë me 3 pikë , 1 më pak se Gallatasaraj i vendit të parë.

 

Më herët përfundoi dhe magjia e Napolit që kishte 7 ndeshje pa humbje. Skuadra e Spaletit u mund 3-2 në shtëpi nga Spartaku Moskës.

 

Italianët edhe pse kaluan të parët në avantazh me Elmas gjithcka u përmbys në pjesën e dytë me Promes dhe Ignatov. Osihmen shënoi në minutat shtesë por kaq nuk mjaftoi për të marrë qoftë dhe një pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *