E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Stop vaksinimit të dhunshëm”/ Valë protestash në Shkup

Në Shkup kanë nisur protestat kundër masave të reja që shënjestrojnë veçanërisht personat e pavaksinuar. Nën moton “Stop vaksinimit të dhunshëm”, demonstruesit shprehen se po u shkelen të drejtat dhe liritë ndërkaq diskriminohen qytetarët që nuk duan të imunizohen.

 

Vendimi i qeverisë për aplikimin e certifikatës shëndetësore ka hyrë në fuqi këtë të hënë. Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi argumenton se kjo është mënyra më e mirë për të shmangur mbylljen e vendit.

 

Reklamë

FATMIR BYTYQI

ZV/KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

“Do kemi kufizime të caktuara, hyrja nëpër objektet hotelerike, gastronomike do të jetë e limituar për ata që do të kenë certifikatën e  vaksinimit me të paktën një dozë, jemi në diskutime për të lejuar edhe ata që e kanë kaluar sëmundjen Covid-19 ose me një test negativ PCR.”

 

Autoritetet shëndetësore kanë deklaruar se ka një rritje të ndjeshme të të infektuarve me koronavirus ndërsa ministri i shëndetësisë, Venko Filipce e vlerëson kritike situatën në Tetovë, Kumanovë dhe Kërçovë, ku nuk ka më shtretër të lirë në spitalet infektive.

Në 24 orët e fundit, 10 persona humbën jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, nga të cilët pacienti më i ri është 28 vjeç.

 

Më shumë video

Reklamë