E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Video · Vendi

Stop përdorimit të qeseve plastike

Qeset plastike vijojnë të përdoren nga qytetarët ndaj një nga masat që po marrin autoritetet është ndalimi i prodhimit të tyre.

 

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe ministrja e sipërmarrjes Sonila Qato takuan biznese të këtij sektori, duke i paralajmëruar se do përballen me masa të ashpra nëse abuzojnë.

 

Reklamë

Klosi në takimin me ricikluesit përmendi edhe masat ndëshkuese në ligj, nga 1 milion – deri në 1.5 milionë lekë të reja për këdo qe vijon të hedhë në përdorim këtë produkt.

 

Detajimi i ligjit do t’i vijë në ndihmë biznesit për të mos lënë shtigje interpretimi në terren nga inspektoratet, tatimet dhe doganat.

 

Ministri Klosi kërkoi të denoncohet edhe neglizhenca e inspektorëve të mjedisit e po ashtu u bëri apel qytetarëve që ti bashkohen kësaj nisme për të reduktuar ndotjen e ambientit nga qeset.

Më shumë video

Reklamë