Subscribe

Korrupsioni pengon zhvillimin ekonomik, minon demokracinë dhe forcon kriminelët, – ka paralajmeruar  Shqipërinë Ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

 

 

Në një editorial për rëndësine e luftës kundër korrupsionit, diplomatja ka shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur luftën antikorrupsion, si interes thelbësor të sigurisë kombëtare.

 

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA

 

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar. Pse? Sepse ne duam ta shohim Shqipërinë – mike dhe aleate e jona në NATO – të rritet më e fortë dhe më e pasur. Korrupsioni përbën një cënueshmëri të sigurisë kombëtare, kufizon dhe shtrembëron investimet, si dhe minon demokracinë.”

 

 

Ambasadorja ka risjellë në vëmendje se Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar luftën kundër korrupsionit duke nisur nga financimi i Reformës në Drejtësi.

 

“Përdorim shpalljet non grata dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për shembull, Presidenti Biden nënshkroi në qershor 2021 një Urdhër Ekzekutiv të ri, i cili përqendrohet te krijimi i kostove për ata që përfshihen në veprimtari që minojnë institucionet demokratike dhe destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshi  Shqipërinë.”

 

 

Në këtë editorial, ambasadorja Yuri Kim ka përcjellë një mesazh edhe për institucionet e ngritura pas Reformës në Drejtësi.

 

 

 

“I nxisim institucionet e drejtësisë të Shqipërisë që të bashkohen me ne për ta ngritur anti-korrupsionin si çështje qendrore – për të bërë të qartë se të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, që askush nuk është mbi ligjin, që ditët e pandëshkueshmërisë po i afrohen fundit”

 

 

Shtetet e Bashkuara janë mbeshtetësit më të fortë të Reformës në Drejtësi prej vitit 2015 kur nisi puna për hartimin e një kuadri të ri ligjor e në çdo hap të zbatimit të saj.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *