Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Stoltenberg u bëri thirrje serish sot Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet.
Pas takimit me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, të cilën e mirëpriti në selinë e Nato-s, Stoltenberg kerkoi nga Prishtina dhe Beogradi që t’i rikthehen dialogut.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë ”- u shpreh Stoltenberg.