E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Bota

Stoltenberg: Putin të mos harrojë kapacitetet e perëndimit

Vetëm pak ditë pas deklaratës së presidentit Vladimir Putin, i cili i tregoi botës se Rusia tashmë është e pakonkurrueshme në zhvillimin e arsenalit të armëve dhe se nuk e ka më problem NATO-n vjen reagimi i aleancës. Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg i bën thirrje kreut te Kremlinit ta shmangë një garë armatimesh me perëndimin.

 

Nga Bagdadi, Stoltenberg, tha se kurrsesi Kremlini nuk duhet të harrojë kapacitetin e Perëndimit.

 

Reklamë

 “Ne jemi të shqetësuar. NATO nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë të re. Ne nuk duam një garë të re armatimesh sepse Rusia e di shumë mirë kapacitetin e armëve të Perëndimit. Ne nuk duam t’i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, siç Rusia po bën tani, por po reagojmë sepse duam të shohim një Rusi më të sigurte.”

 

Nga Bagdadi, sekretari i Përgjithshëm u shpreh se te gjithë aleatet duan qe NATO të luajë një rol më të madh në luftën kundër terrorizmit”. Ai theksoi se do të diskutojë mbi kërkesën e parlamentit irakian për tërheqjen e trupave të huaja nga operacionet luftarake kundër Shtetit Islamik. Ndërsa misioni i NATO-s që do të fillojë në korrik do të përqendrohet në heqjen e bombave dhe reformimin e institucioneve të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë