E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Stoltenberg: NATO nuk tërhiqet nga Kosova

Shefi I NATOs Jens Stoltenberg ka hedhur poshtë zërat se me krijimin e ushtrisë në Kosovë, NATO do të zvogëlojë praninë e trupave .

Sekretari i përgjithshëm i aleancës deklaron se trupat e NATO-s do të vijojnë të jenë të pranishme në Kosovë me qëllim mbrojtjen e gjithë qytetarëve.

Reklamë

 

JENS STOLTENBERG
SEKRETAR I PËRGJITHËM I NATO-s

Jemi këtu për t’i mbrojtur të gjithë njerëzit, përfshirë edhe komunitetin serb. NATO  nuk planifikon që ta zvogëlojë praninë e trupave të veta në Kosovë.

 

I pyetur nga media serbe se si e sheh tashmë pas dy dekadash bombardimin e Jugosllavisë, Stoltenberg tha se ai ishte vendimi I duhur.

 

JENS STOLTENBERG
SEKRETAR I PËRGJITHËM I NATO-s

Ka qenë detyrë e NATO-s që të ndalet lufta dhe katastrofa humanitare, por edhe të pengohet humbja e jetëve të civilëve. Çdo humbje e jetës së civilëve është tragjedi e madhe.

Stoltenberg shtoi se NATO e respekton qëndrimin e Serbisë që nuk dëshiron të jetë anëtare e Aleancës dhe ka vendosur të ketë një qëndrim neutral.

Më shumë video

Reklamë