Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas mbledhjes me ministrat e Jashtëm në Brukse, inkurajoi vendin ta shfrytëzojë mundësinë historike për t’u bërë pjesë e NATO-s.

 

Në fjalën e tij Stoltenberg, theksoi se NATO njeh progresin e arritur dhe pret nga Kuvendi të përfundojë procesin e ndryshimeve kushtetuese, që burojnë nga Marrëveshja me Greqinë.

 

“Këtë mëngjes diskutuam për Ballkanin Perëndimor bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federika Mogerini. Kjo edhe një herë dëshmon se NATO dhe BE janë të përkushtuara për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Aleanca diskutoi progresin që Shkupi po e bën drejt anëtarësimit në NATO. Bisedimet anëtarësuese tashmë kanë filluar. Tani i takon Kuvendit në Shkup të përfundojë procesin dhe të shfrytëzojë këtë mundësi historike që ta sjellë vendin në aleancë.” theksoi – Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.”

 

Ndërkohë nga ana tjetër ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov ka deklaruar se nëse Kuvendi mbaron me sukses ndryshimet kushtetuese dhe nëse Athina pas kësaj e ratifikon Marrëveshjen e Prespës, vendi mund të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s deri në vitin 2020. Pas takimeve në Bruksel, Dimitrov theksoi se anëtarësimi në NATO është garancë për kufijtë e shtetit.

 

Gjithahstu në këtë takim për Ballkanin Perendëmor ku e pranishme ishte edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogerini është diskutuar gjithashtu për Maqedoninë, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *