Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vlerëson se mbrojtja që i jep Hungaria si vend anëtar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nuk është çështje e NATO-s, por një problem që duhet të zgjidhet mes Shkupit dhe Budapestit.

 

Jens Stoltenberg: Nuk jam unë ai që duhet ta komentoj këtë. Kjo është çështje që duhet të diskutohet mes Shkupit dhe Budapestit.

 

Ndërkohë opozita hungareze përmes një letre të dorëzuar në Parlament kërkon ekstradimin e Gruevskit dhe largimin e tij të menjëhershëm nga Hungaria duke i hequr menjëherë të drejtën për azil.

 

Tre partitë opozitare i bëjnë apel kreut të qeverisë Viktor Orban të kthehet në rrugën evropiane dhe t’i respektojë standardet e BE-së.

 

Dhënia e azilit për Gruevskin dhe vlerësimi i tij si mik i hungarezëve nga ana e kryeministrit Orban konsiderohet e turpshme dhe e papranueshme për partitë opozitare.

 

Në letrën dërguar kuvendit si dhe përfaqësive diplomatike në Budapest, theksohet se Orban i lejoi një krimineli pro-rus si Nikolla Gruevski të lëvizë lirshëm jo vetëm në Hungari, por edhe në gjitha vendet e unionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *