E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Bota

Stoltenberg: Finlanda do të anëtarësohet zyrtarisht në NATO në ditët e ardhshme

NATO Secretary General Jens Stoltenberg (R) and Finland Ministers for Foreign Affairs Pekka Haavisto (L) bump fists after holding a joint press conference after their meeting at the Nato headquarters in Brussels on January 24, 2022. (Photo by JOHN THYS / AFP) (Photo by JOHN THYS/AFP via Getty Images)

Finlanda do t’i bashkohet NATO-s zyrtarisht në ditët e ardhshme, tha të premten Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg bëri me dije se Finlanda do t’i bashkohet NATO-s zyrtarisht në ditët e ardhshme. Ky vendim vjen pas dakordësisë së arritur ms Turqisë dhe Finladës dhe dritën jeshile nga Erdogan, pas ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO.

 

Reklamë

“Të 30 aleatët e NATO-s kanë ratifikuar tani protokollin e anëtarësimit”, tha Stoltenberg në një video të postuar në Twitter. “Finlanda do të sjellë shumë për Aleancën tonë”, shtoi ai.

 

Reklamë

Stoltenberg dha gjithashtu një notë optimiste për shanset e Suedisë për t’u bashkuar me aleancën. Suedia dhe Finlanda paraqitën një aplikim të përbashkët në NATO menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

 

“Të gjithë aleatët pajtohen se një përfundim i shpejtë i procesit të ratifikimit për Suedinë do të jetë në interesin e të gjithëve,” shkroi ai në Twitter. “Mezi pres të mirëpres edhe Suedinë si një anëtare e plotë e familjes së NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur.”

 

Megjithatë, Turqia nuk ka treguar nëse do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO.

 

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë më parë se Turqia nuk do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, nëse vendi nuk ekstradon “terroristët” me kërkesë të Turqisë.

 

Suedia e ka bërë të qartë se kjo nuk do të ndodhë dhe për momentin, procesi ka ngecur.

 

Hungaria po e mban gjithashtu ofertën për anëtarësim të Suedisë. Të mërkurën, zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltán Kovács tha se kishte një sasi të madhe ankesash që duhet të adresohen përpara se të ratifikohej oferta e Suedisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë