E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Stoltenberg apel Ivanovit: Mandato Zaevin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot se janë mbledhur të gjitha nënshkrimet e nevojshme për formimin e Qeverisë së Maqedonisë të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit.

 

Në letrën e Stoltembergut të publikuar në ueb-faqen zyrtare të NATO-s thuhet se zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, janë cilësuar nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një hap thelbësor në zgjidhjen se krizës, pasi të njëjtat janë administruar mirë dhe se janë mbajtur pa incidente të mëdha, shkruan ksp.

 

“Pas një përpjekjeje për të formuar qeveri, bëhet e ditur se në përputhje me kërkesat e specifikuara nga ana e presidentit, tani janë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme të deputetëve. Pres nga autoritetet në Shkup që të përmbushin hapin e ardhshëm nga procesi demokratik. U bëj thirrje të gjitha palëve që të përmbahen në deklaratat dhe veprimet e tyre duke marrë vendime të cilat do të jenë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Stoltenberg.

Vazhdo të lexosh

Reklamë