Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të vendoset përmes...

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan Parlamentin

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet autori, policia:...

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat e ndotura...

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet...

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri: Shqipëria nuk...

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në Kosovë

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale, spektakël në...

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz eliminohet pas...

“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh sot drejtuesit...

Stina e alergjive të forta, si të mbroheni nga sëmundjet e vjeshtës

24 Shtator 20:05

Vonë ose jo, vjeshta erdhi duke shënjuar nisjen e një stine të mundimshme sëmundjesh dhe teshtimash. Teshtima është një shpërthim i fortë i trupit që arrin të shpërndajë viruse dhe baktere në një largësi prej 2 metrash dhe me një shpejtësi të madhe. Sidoqoftë, teshtimat janë vetëm një prej simptomave drobitëse të alergjive të vjeshtës. Bllokimet dhe rrjedhjet e hundëve, skuqjet dhe kruarjet e syve janë simptoma të tjera po aq të vështira të këtyre alergjive.

Gjërat që nuk i dinit për alergjitë e vjeshtës

Vjeshta është një stinë shumë e vështirë për njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj mykut dhe polenit të bimëve. Fëmijët ekspozohen ndaj pluhurit të shkumësit në shkollë. Rënia e gjetheve të pemëve gjithashtu mund të shkaktojë alergji në vjeshtë. Kjo ndodh sepse me rënien e tyre, ato nxisin qarkullimin e polenit dhe mykut në ajër duke shkaktuar alergji dhe azëm. Për më tepër, shiu është gjithashtu një nxitës i alergjive sepse shpërndan më shumë polenin dhe mykun. E keqja e alergjive të vjeshtës është se ato nisin shumë herët dhe zgjasin më gjatë. Në këtë artikull do të mësoni për disa këshilla praktike se si të përballoni stinën e vjeshtës dhe alergjitë.

Kujdesuni për stomakun

Në përballjen me alergjitë është shumë e rëndësishme që njeriu të kujdeset për florën bakteriale në stomak. Njerëzit që vuajnë nga alergjitë e vjeshtës duhet të marrin çdo ditë probiotikë që të garantojnë mbrojtjen e organizmit.

Kujdes me ushqimet

Ushqimet e përpunuara, të modifikuara gjenetikisht, sheqeri, bulmeti, gluteni, alkoli përmbajnë substanca irrituese për organizmin. Këto substanca përkeqësojnë simptomat e alergjisë. Në Tetor duhet të shmangni bananet, shalqinin, pjeprin, kastravecin, domatet dhe kungujt e njomë që mund të preken nga disa lloje barishtesh të cilat shkaktojnë alergji. Gjithashtu kujdes duhet të tregoni me çajin kamomil dhe të rubinit të kuq për të njëjtat arsye si më lart. Rekomandohet që nëse vëreni shenja alergjie pas konsumit të tyre, konsultohuni me një mjek.

Ushqehuni me perime ngjyra

Në këtë stinë duhet të merrni me shumë vitaminë A, C dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin. Konsumoni më shumë brokoli, barishte të egra, karrota, selino, kungull të verdhë, qepë dhe hudhër.

Higjiena

Përpara se të bini për të fjetur, mirë është të bëni dush që të largoni sa më shumë elementë alergjikë nga trupi dhe flokët. Ndërroni rrobat dhe çarçafët më shpesh dhe sidomos këllëfët e jastëkëve me të cilët goja dhe hunda janë më shumë në kontakt. Nëse punoni në kopsht, mbani doreza dhe maskë.

Për frymëmarrjen

Përdorni solucione me kripë për pastrimin e hundëve. Bëni avull për të zhbllokuar rrugët e frymëmarrjes dhe përmirësuar imunitetin.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
semundje Vizion Plus Vjeshtë

Nga e njëjta kategori

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme

më shumë...

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është “arma” që ul kolesterolin dhe pastron enët e gjakut

më shumë...

Kjo bimë aromatike mund të ndihmojë në largimin e mushkonjave

më shumë...

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si mund të ndikojë në tretje dhe shëndetin e zorrëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:47

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të...

12:36

Zgjedhje të parakohshme në Serbi, Vuçiç shpërndan...

12:24

Plagosja e 29 vjeçarit në Kukës, vetëdorëzohet...

12:18

Nis investimi 85 milionë euro për ujërat...

12:18

Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë...

12:17

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund...

12:07

Bojkot edhe në Gjykatën e Vlorës, kufizohen...

11:49

“Demokratët Evropianë” kritikojnë Ramën për protestat, kryeministri:...

11:43

Shpërthimi në karburantin “Eida” në Tiranë, shoqërohen...

11:40

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit në...

11:37

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia shpall...

11:25

Si ndodhi shpërthimi në karburantin “Eida” në...

11:24

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet...

11:12

US Open/ Sabalenka dhe Pegula në gjysmëfinale,...

11:11

“US Open”/ Dramë në Nju Jork, Alcaraz...

10:58

Katër punonjës të bashkisë i zuri korrenti,...

10:51

“Besa” dhe “Prania Besnike”, kryeministri Rama mbledh...

10:42

Banorët në Letan të Elbasanit protestojnë kundër...

10:40

Bllokimi i pagave, administrata e Gjykatës Civile...

10:37

Ministria e Mbrojtjes: 43 vatra zjarri në...

Më të klikuarat

  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • “Më thirrën hajdute”, Luarasi reagon pas sulmit nga protestu...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.