Mosmarrëveshjet mes tregtarëve të ndryshëm dhe qytetarit si konsumator, janë shpesh pjesë e përditshmërisë tonë. Pandemia e Covid 19, solli gjithashtu rritjen e ndjeshme të tregtisë online dhe blerjeve përmes rrjeteve sociale. Por, kjo praktikë e shpejtë e blerjes rezulton të jetë gjithashtu problematike në raport me të drejtat e konsumatorit.

 

Për këtë arsye, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, institucion në varësi të Bashkisë Tiranë e që trajton ankesat që vijnë pikërisht edhe në këtë fushë, ka organizuar një panel diskutimi mes aktorëve të ndryshëm si pedagogë, biznese dhe specialistë të praktikave së ndërmjetësimit. Paneli trajtoi rëndësinë e bashkimit të grupeve të tilla të ndryshme duke pranuar qe konsumatorët mbrohen më mirë kur ka një përpjekje të vërtetë bashkëpunuese.

 

Me qëllim stimulimin e bizneseve që t’i përgjigjen kërkesave të konsumatorit, të cilat nisin që nga ankesat për kthime apo ndërrime të mallit brenda afatit kohor të 14 ditëve, e deri tek problematikat e rimbursimit të udhëtimeve ajërore, AMK-ja ka vlerësuar me çmimin e “Deklaratës së Përshtypjes” një sërë tregtarësh që kanë bashkëpunuar me institucion në dobi të konsumatorit.

 

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, shërben si zyrë ndërmjetësimi mes tregtarit dhe klientit në nivel vendor për Bashkinë e Tiranës, duke trajtuar gjatë vitit 2022 rreth 90 ankesa që lidhen ngushtësisht me këtë problematikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *