E mërkurë, 16 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kulturë

Stilistët i rikthehen traditës

Stilistet gjithnjë e me shume po i rikthehen folkut, motiveve te traditës e kulturës se tyre. Kështu ka ndodhur edhe me Akademinë e Arteve, ku studentet me te mire janë zgjedhur per te prezantuar koleksione veshjesh qe përtej prerjeve e ngjyrave moderne, përcillnin shume nga motivet shqiptare.

 

Motivet e xhubletave apo palat e fustanellave qe merrnin forme here here edhe përmes materialeve te riciklueshme ishin e veçanta tjetër e kësaj sfilate.

 

Veshjet me te vlerësuara do ti mbeten ateliesë se universitetit, pavarësisht se nga te pranishmit nuk mungoi kërkesa për te blere diçka nga ky koleksion.

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video