E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Lifestyle

Stilet e flokëve që do të bëjnë namin në 2019

Ilustrim · Vizion Plus

Stilistja e flokëve Clayton Hawkins, e cila kujdeset dhe për imazhin e shumë personazheve të njohur të Hollywoodit si Laura Harrier, Elizabeth Olsen, Maddie Ziegler dhe Karla Souzës ka parashikuar tendencat më të mëdha të flokëve për 2019.

 

Modeli “bob” i rrumbullakosur :

Ndryshe nga ai bob në formën e shkronjës A që kemi parë shumë gjatë viteve të fundit, ky version është më i butë dhe më femëror.

 

Balluket në formën e “perdes”:

Dëshironi një ndryshim, por nuk doni të prisni të gjithë flokët tuaj atëherë këto balluke mund të jetë vetëm opsioni i përsosur për ju. Ky model i ndarë në mes është një stil klasik.

 

Gërsheti i gjatë:

Ky është një stil mbrojtës për flokët tuaja nqs ato janë të dëmtuara. Gërsheti është i njohur për ndihmesën që i jep flokëve për tu zgjatur më shpejt.

 

Flokët e “lagur”:

Duken të tillë por nuk është e thënë të dilni me kokës të sapo larë. Ky është një stil i guximshëm por dhe shumë i thjeshtë që të bëhet në shtëpi me produkte të caktuara./Living

 

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh