Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulm me thikë në stacionin e trenit në New...

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike...

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas 7 vitesh,...

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme! Irani sulmon me...

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë memet”, Rama...

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet e Kombëtares...

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video tronditëse nga...

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Stërvitjet e reja ruse do të mbikëqyren nga Putini

18 Shkurt 13:05

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se të shtunën, 19 shkurt, do të mbahen stërvitje të reja ushtarake, të cilat do të mbikëqyren nga presidenti rus, Vladimir Putin, në kohën e shqetësimeve se Kremlini mund të jetë duke u përgatitur për pushtim të Ukrainës.

“Më 19 shkurt janë planifikuar stërvitje të forcave strategjike, të cilat do të mbahen nën mbikëqyrjen e Komandantit Suprem të forcave të armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, gjatë së cilave do të lëshohen raketa balistike dhe lundruese”, ka thënë Ministria përmes një njoftimi më 18 shkurt.

Në stërvitje është thënë se do të marrin pjesë trupa dhe pajisje të forcave të hapësirës ajrore nga rajoni jugor, ai verior dhe Deti i Zi.

Këto deklarata vijnë disa orë pasi lideri autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka ka arritur në Moskë për të zhvilluar bisedime me Putinin, për të vendosur rreth tërheqjes së trupave ruse nga Bjellorusia kur të përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake më 20 shkurt.

Pjesëmarrja e mbi 30,000 trupave në këto stërvitje ka shqetësuar Perëndimin rreth qëllimeve të vërteta të Kremlinit për mbledhje të trupave.

Inteligjenca amerikane vlerëson se rreth 130,000 trupa dhe pajisje ushtarake gjenden në zonat në kufi me Ukrainën.

Rusia ka insistuar se nuk ka plane për pushtim, por në të njëjtën kohë kërkon garanci për çështje të sigurisë në Evropë, përfshirë atë që NATO-ja të mos zgjerohet në shtetet si Ukraina, apo ish-republika tjetër sovjetike, Gjeorgjia.

Në kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit përfshihen edhe ato që:

  • NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe të tërheqë trupat nga Polonia dhe republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania
  • Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë përgjigjur duke thënë se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë aleatët e vet, mirëpo i kanë ofruar Rusisë mundësinë e negocimit rreth raketave dhe çështjeve tjera.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona./R.E.L

Posted Under:
Kronike Kryesoret Politike
Tagged:
Putin Rusi Stervitje Ushtri

Nga e njëjta kategori

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz

më shumë...

Vrasja në Kamëz, identifikohet autori

më shumë...

Sot mësohet finalisti i parë, Ferma VIP drejt finales së madhe të 15 qershorit

më shumë...

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

12:30

Arrestohet një person në Korçë, dyshohej se...

12:30

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me...

12:05

Vrasja në Kamëz, identifikohet autori

12:01

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz,...

11:53

Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi...

11:45

Shenjat e zodiakut që janë më të...

11:37

Sot mësohet finalisti i parë, Ferma VIP...

11:30

Vetëvendosja pëson rënie në zgjedhje, Kurtit i...

11:18

Kos kërkon kompromis politik në Kosovë pas...

11:06

Sulm me thikë në stacionin e trenit...

11:01

“Përjetoni momentin”, Madonna “shpërthen” ndaj përdorimit të...

10:54

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë, Begaj:...

10:44

Xi Jinping në Korenë e Veriut pas...

10:25

Dosja “Partizani”, ish-ministri i Ekonomisë në GJKKO,...

10:12

Festimet nuk mbarojnë për Dua Lipën, këngëtarja...

10:00

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme! Irani...

9:41

“Nga revulucioni imagjinari i flamingove më pëlqejnë...

9:27

Arbër Hoxha i jep fund beqarisë, yjet...

9:11

Tërmeti 7.8 ballë godet Filipinet,15 viktima, video...

8:36

Zgjedhjet e 7 qershorit/ Procesi i numërimit...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Vrasja në Kamëz, identifikohet autori
  • Lajmet e papritura do vendosin gjithçka! Horoskopi javor nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.