E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri/ Niko Peleshi pret gjeneralin amerikan

Në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti në një takim zyrtar komandantin e ushtrisë amerikane në Europë dhe Afrikë general Christopher Cavoli.

 

Reklamë

Gjenerali u njoh me masat e marra nga vendi ynë për mbarëvajtjen e kësaj stërvitjeje të rëndësishme.

 

Ministri Peleshi u shpreh besimplotë se do të shërbejë si gur themeli për çuarjen përpara dhe intensifikimin e stërvitjeve dypalëshe.

 

Stërvitja “Defender 21” është cilësuar si një mundësi e shkëlqyer që ushtarakët shqiptarë dhe ata amerikanë, të stërviten së bashku në mënyrë që ata të jenë të aftë që në të ardhmen të përballojnë sfidat, po së bashku.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë