E premte, 6 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Vendi

Stërvitja e NATO-s në Bizë

Për herë të parë në vendin tonë Forcat e Armatosura organizojnë një stërvitje të përbashkët me disa nga vendet partnere të NATO-s, ku komanda mbështetëse dhe drejtimi ishin organizuar nga gjeneralët shqiptarë. Në Join Efort-16 morën pjesë 1500 trupa të forcave tokësore, detare e ajrore, teksa stërvitja kishte si qëllim për t’iu përgjigjur krizave shumëdimensionale, si edhe për të mbështetur paqen në botë. Gjeneral Jorenim Bazo u kujdes që stërvitja në Bazën e ushtrisë në Bizë të Martaneshit, te shkonte sipas planit, duke parë nga afër demonstrimin e një operacioni ofensiv të forcave aleate. Më herët ministrja e mbrojtjes theksoi se, Aleanca e Atlantikut është një organizatë që mirëpret edhe vendet e tjera, të cilat nuk janë pjesë e saj si Kosova e Mali i Zi, dhe për këtë arsye ato ishin pjesë e kësaj stërvitje të përbashkët.

 

Më shumë video

Reklamë