Zinedine Zidane me ne fund brenda 5 muajve ka arritur serish atje ku kishte qene një here si lojtar dhe nje here si asistent, ne finalen e Champions Liges.

Ndërsa Diego Simeone eshte rikthyer serish brenda dy vitesh, përsëri kunder te njëjtit kundërshtar dhe kete here shpreson te beje me mire se heren e fundit.

Sot është thene gjithçka, jane mbyllur stërvitjet e fundit ne fushën e stadiumit ku do te luhet ndeshja, apo jane thëne te gjitha ne konferencat përkatëse per shtyp.

Simeone mbështetet te 113 vjet histori e klubit te punëtoreve dhe thekson se kjo e nxit gjithnjë e me shume, sa me shume te insistosh me shume mundësi do te kesh. Nga ana e tij, Zidane thekson se presioni i madh i ben mire. Do te na duhet te vrapojmë shume, por kjo zgjidhet me fryme grupi, me gatishmëri per t’u sakrifikuar per tjetrin, ne jemi një skuadër. Por se sa e rëndësishme eshte kjo finale e tregon nje tjeter protagonist. Dy here kampion Europe , dhe kampion bote Fernando Torres flet per ndeshjen e jetes, finalja me e rëndësishme e karrierës. 32-vjeçari kerkon me cdo kusht ta fitoje ndërsa kapiteni Gabi shkon edhe me larg kur thotë se mënyra me e mire per t’u kurorëzuar eshte te fitosh Champions Ligen kundër Realit te Madridit.

Serxhio Ramos ishte njeriu qe nuk i lejoi dy vjet me pare por qe kete here thote se është koha per te hedhur vështrimin nga e ardhmja, duam titullin e 11 dhe do tentojmë ta bejme tonin ne Milano ndërsa Marcelo kujton me kënaqësi finalen e Lisbones dy vjet me pare. Nuk mund te mos e kujtoj ishin caste te mrekullueshme qe do te dua ti përjetoj serish. Fjalet jane thëne te gjitha tashme eshte fusha e blerte e San Siros qe do te vendose fituesin e nje finaleje te shume pritur nga te gjithë. Ndoshta do te jete e para e fituar per Atletikon apo e 11 per Realin pak rendesi ka kjo spektakli është i garantuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *