Në një intervistë ekskluzive për “Vizioni i Pasdites”, stër mbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skërnderbeu, Sophie Castriota tregoi mbi krenarinë e të qënit një ndër trashëgimtaret e vetme të tij.Sipas saj, ky informacioni jo vetëm ishte i panjohur për të, por njëkohësisht nuk ishte e vetëdijshme për vlerën dhe rëndësinë.
“Në atë kohë, teksa ishim duke kërkuar për pemën tonë familjare, nga këndveshtrimi im mendoj se vërtet nuk e kuptonim se çfarë do të thoshte. Teksa koha kalon jam duke mësuar më tepër mbi kulturën dhe Skënderbeun dhe çfarë njeriu i madh ishte ai, çfarë trashëgimie të madhe ka lenë pas. Jam vërtet shumë krenare.”
Sophie nuk ngurroi të tregonte dhe për vështirësitë e hasur për shkak të humbjes së dëgjimit në veshin e saj të djathtë. Kjo erdhi papritur në jetën e saj, dhe e konsideron si sfidën më të madhe të karrierës muzikore.
“Ishte shumë e papritur, dhe të jem e sinqertë nuk mendova se do mundesha të vazhdoja karrierën time muzikore, duke kënduar apo duke luajtur në violinë. Jam rritur si person, spiritualisht. Nuk është vetëm aspekti fizik i të qenit shurdh, por dhe ato çka vijnë nga pas. Depresioni, ankthi, pranimi i njerëzve, ka pasur njerëz që nuk më kanë besuar. Kanë qeshur me mua, ose nuk e kanë marrë seriozisht. Në këtë pozicion që jam, mund të them se kam kaluar shumë dhe ekziston një rrugë që unë duhet të ndjek për shpirtin tim.”E pyetur mbi pjesën tjetër të familjes Castriota, dhe kontakte e Sophie-s me ta, këngëtarja u shpreh:
“Nuk jam shumë e sigurt se kush janë ata. Por për shembull, kushëriri im Alessandro Castriota dhe familja e tij janë në Itali, dhe mbaj kontakte me ta. Ai është një njeri shumë i mirë. Po përpiqet të bëj mirë për familjen. Mendoj se është shumë e rëndësishme për ne që të lidhemi me njëri tjetrin.”Attachments area
Stër mbesa e Skënderbeut nuk e fsheh krenarinë për rrënjët shqiptare: Në fillim nuk e dija çpo ndodhte, tani…
Subscribe





