Subscribe

Ndërsa NATO tregoi muskujt ne stërvitjen ushtarake Anakonda-16 te mbajtur per 10 dite ne Poloni, kritika te ashpra kane mbërritur nga nje ministër i nje vendi anëtar te saj. Shefi i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier foli me nje gjuhe te ashpër, duke deklaruar se manovra te tilla jane kunderproduktive per sigurinë rajonale dhe mund te provokojnë tensione me Rusinë. Apeli i Steinmeier ishte qe Aleanca t’i zëvendësoje keto stërvitje me me shume dialog, diplomaci dhe bashkëpunim me Rusinë.
“Nuk mund te tensionojmë me tej situatën përmes shfaqjes se fuqise ushtarake dhe nxitjes se luftes. Kush beson se nje parade simbolike me tanke ne kufirin lindor te aleances do te sjelle siguri, gabohet. Jemi këshilluar te mos krijojme justifikime per te ringjallur konfrontimet e vjetra”.
Komentet ministri i beri ne gazetën gjermane “Bild te se dieles”. Ai tha se gatishmëria për të negociuar duhet të jetë e pranishme së bashku me masat ushtarake, dhe se aleanca duhet të jete e përgatitur për të rinisur diskutimet në lidhje me përfitimet e çarmatimit dhe të kontrollit të armëve për sigurinë në Evropë.
Ne stervitjen Anakonda 16 u perfshine rreth 31 mije trupa, mes te cileve edhe nje kompani nga forcat e armatosura shqiptare. Avione, anije dhe automjete ushtarake ishin pjese e stervitjes me te madhe ne keto 10 vitet e fundit.Trupat e NATO-s simuluan edhe nje sulm rus ne Poloni.
Stervitja ushtarake kishte si synim te testonte aftësinë e NATO-s per t’iu përgjigjur kërcënimeve, por per Rusine afrimi i trupave te aleancës prane kufijve te saj eshte kërcenim per sigurinë. Pak dite me pare ne takimin e Brukselit shefi i NATO-s, Stoltenberg, njoftoi planet per shtimin e trupave ne lindje te Europes me kater batalione, ndonese tha se nuk kërkonte nje tjetër lufte te ftohte me Rusine. Aleanca eshte shprehur e gatshme per bisedime formale me Rusine përpara samitit te 8 korrikut ne Varshave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *