Subscribe

Mbërriti në Tiranë me një mision të qartë, presion ndaj klasës politike për miratimin e reformës në drejtësi. Me një gjuhë të drejtpërdrejtë prej gjermani, kreu i diplomacisë së Berlinit zyrtar, thekson se nëse reforma nuk miratohet, atëherë Shqipëria do ta paguaje koston në udhën e saj të integrimit europian.

 “Unë besoj se ajo që ndodhet në tryezë është një projekt, i cili do të kujdeset më tepër për pavarësinë në sistemin e drejtësi, por edhe do të krijojë premisa të besueshme në luftën kundër korrupsionit. Prandaj mendoj se ky projekt nuk duhet të mbetet të mes të rrugës. Ne kemi një dritare mundësie për të ecur përpara me procesin e integrimit deri në raportin e vjeshtës së Komisionit Europian, ku do të vlerësohet vijueshmëria e reformës në drejtësi. Do të jetë ose një vlerësim pozitiv, ose do të theksohen mangësitë. Nëse do të shihen mangësi nga mospërmbushja e reformës në drejtësi, atëherë procesi i anëtarësimit nuk do të mund të ecë shpejt. Debatet në reformën në drejtësi do të duhet të zhvillohen me fair-play, si në futboll.”

Rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi e ka theksuar edhe ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Gjermania përmes ekspertëve të saj ka qenë e angazhuar në lobimin mes palëve për miratimin sa më parë të reformës në sistemin e drejtësisë shqiptare.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *