Subscribe

Megjithëse është nje kombëtare modeste, Maqedonia ka qene historikisht nje rival i vështirë per te mundur nga Shqipëria. Ne fakt mes dy kombëtareve ballkanase jane zhvilluar 8 ndeshje, te gjitha miqësore nga te cilat kemi fituar vetëm 1, kemi barazuar 3 dhe jemi mundur ne 4 raste. Duhet theksuar se shpesh takimet e luajtura në Maqedoni kanë prodhuar edhe tension. Në Shkodër, këtë të hënë pavarësisht se ishte lënë një tribune pas portave me rreth 400 vende dedikuar vetëm për tifozët miq, më shumë gjasa siç ka lajmëruar edhe federata e futbollit maqedonas nuk do të mbërrije asnjë tifoz. Ndryshe mund të thuhet për shqiptaret e Maqedonisë, ata të cilët janë ndër grupimet më të zjarrta të tifozerisë kuqezi e që pritet të jenë sërish në mbështetje të kombëtares shqiptare. Historia e 8 ndeshjeve miqësore ndaj Maqedonisë nuk na favorizon por të paktën mund të mbështetemi tek rezultatet e viteve të fundit të dy kombëtareve dhe organika e tyre, aspekte që i japin një avantazh të madh kuqezinjve. Nëse skuadra e De Biasit ishte në euro 2016, Maqedonia e mbylli fazën eliminatore e fundit në grup. Po ashtu edhe ne nivel lojtarësh. Shqipëria ka lojtarë që luajnë në nivele me të larta në Europe në raport me Maqedoninë me futbolliste si Hysaj, Berisha, Manaj, Memushaj, Ajeti e Veseli në Seria A, Xhaka kampion me Bazelin dhe pjese e Uefa Champions League, apo edhe Mavraj, Lenjani, Cikalleshi, Balaj etj që luajnë në kampionate të rëndësishme si Gjermania, Franca, Tuerqia, Rusia etj. Ndërkohe tek Maqedonia përveç 5 lojtareve me origjine shqiptare, dy janë emrat qe luajnë në një kampionat presitigjoz si Seria A, kapiteni Pandev dhe lojtari i Palermos, Nesterovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *