Starton Uefa Champions Leauge, vëmendja te Man.City

Uefa Champions League sezoni 2016-2017, starton sot me 5 takimet e para te play-off-it, pengesa e fundit e 20 skuadrave përpara fazës ne grupe. Do te jete nje tjetër sezon ekskluziv dhe i drejtpërdrejt ne Tring dhe Vizion Plus, i ekipeve me te mira te Evropës ne rrugën e vështire drejt titullit kampion. Prozhektoret ne mbrëmjen e sotme janë fokusuar te gjithë te miliarderet e Manchester City, një nga skuadrat me aktive ne merkato dhe per me tepër, me nje nga trajnerët me te mire ne bote Pep Guardiola. Ne Arena Nacionale, te ashtuquajturit “qytetaret” përballen me rumunet e Steauas. Është dhe momenti qe tekniku spanjoll te kuptoje nëse e ka transmetuar mentalitetin e duhur te kjo skuadër per Champions League, nje tabu gjithë këto vite per Manchester City. Mesfushori Yaya Ture, nuk ka udhëtuar drejt Bukureshtit, ndërsa u la jashtë skuadrës edhe ne takimin hapes te Premier League ndaj Sanderland, duke hedhur hije dyshimi për te ardhmen e tij. Gjithashtu skuadrës i mungojnë edhe dy blerjet e reja Sane dhe Gundogan te dëmtuar, por edhe Vilfrid Boni, Samir Nasri dhe mbrojtësi Mangala te lenë jashtë skuadrës. Por Steaua – Manchester City, nuk është ndeshja e vetme e mbrëmjes se sotme ne platformën Tring. Ne Amsterdam Arena, Ajaksi përballet me surprizën Rostov qe nxori jashtë loje belget e Anderleht. Nje tjetër surprize e madhe qe pritet me interes është Jong Bojs qe sfidon Borusisa Monchengladbah. Zviceranet befasuan jo pak teksa i mbyllen aventurën evropiane Shaktar Donjeck qe ne raundin e trete kualifikues. Danezet e Kopenhagën përballen me Apoel Nikosia ndërsa Dinamo e Zagrebit përplas forcat me austriaket e Salcburg. Duke filluar qe nga ora 20:00 te apasionuarit e futbollit do te kenë mundësi te ndjekin drejtpërdrejt ne platformën Tring ne emisionin kushtuar Champions League analizat per skuadrat, perballjet live te këtyre takimeve dhe me pas edhe ne Vizion Plus te gjitha golat e 5 sfidave te mbrëmjeve te sotme.




