E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Starton sot “Jonida’s Room”. Emisioni vjen me risi ne sezonin e trete

Këngëtarja Jonida Maliqi vjen sërish në ekranin e Vizion Plus me emisioni e saj Jonida’s Room.

 

Ky sezon i tretë vjen me një format të ri, jo më në shtëpinë e ngrohtë, ku Jonida priti të ftuarit në edicionet e shkuara, por pjesën më të madhe do të jetë në terren dhe në shtëpitë e të ftuarve.

 

Reklamë

Në këtë hapësirë televizive do të trajtohen tema nga më të larmishmet, duke filluar nga arti e deri te kulinaria.

 

JONIDA MALIQI

MODERATORE

 

Emisioni do të jetë më dinamik, do të ketë shumë  rubrika të reja.

Do të vazhdojmë me formatin e  lifestyle, beauty, destinacione, fashion e gjithçka që ka të bëjë me formën e e jetesës në mënyrën më të mirë të mundshme në vendin tone, por sigurisht marrim edhe qasje nga vende të huaja, nga ndërkombëtarët.

 

Por cilët do të jenë personazhet që do të bëhen pjesë e Jonida’s Room këtë sezon?

 

JONIDA MALIQI

MODERATORE

 

Janë emra relativisht shumë të mirë të politikës, muzikës, showbizit. Mund te them Elhaida Danin, Lali Erin dhe Alesjo Aliaj, kaq mjafton të tjerat ndiqni “Jonida’s Room”.

 

Jonida’s Room do të vijë sonte dhe çdo të shtunë në orën 19:45 në Vizion Plus.

Më shumë video

Reklamë