Subscribe

Bashkia e Tiranës çeli edicionin e 14 te garës me te vjetër ne Ballkan “Rally Albania”. 180 sportiste nga vende te ndryshme do te garojnë per katër kategori..

 

Çelja e eventit u përshëndet nga kreu i bashkësie Erion Veliaj, i cili u prezantoi edhe te huajve transformimin e Tiranës ne vitet e fundit.

 

“Taksitë elektrike, biçikletat, shumë shpejt edhe autobusët elektrikë, janë mënyra se si mund të kapërcejmë disa etapa. Beteja për biçikletat në Holandë nuk është fituar para qindra vjetësh, por është fituar në vitet ’70, kur qytetet kuptuan se nëse secili përdor makinë, qytetet do të kolapsojnë. Po shohim se çfarë ka funksionuar në qytetet e tjera dhe po i zbatojmë në Tiranë”

 

Ne prag te kampionatit botëror, Veliaj informoi qytetaret se mund t’i ndjekin ndeshjet nga arena e madhe qe po ngrihet ne sheshin “Skenderbej”.

 

“Qyteti është bërë më i jetueshëm pothuajse në çdo shesh. Po përgatisim sheshin “Skënderbej” në një arenë të madhe sportive për Kampionatin Botëror. Ka diçka te Pazari i Ri, ka diçka te Muzeu, pra qyteti është bërë i këndshëm për të jetuar, për të ecur dhe për të përdorur biçikletën.”

 

Ndërkohe garat e “Rally Albania” do te vijojnë deri ne 16 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *