E enjte, 5 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Starton Kupa e Mbretit në Tring

Fituesja ne fuqi e Kupës se Mbretit Barcelona e filloi ne mënyrën me te mire kete kompeticion ketë sezon, teksa fitoi ne sfidën e pare te raundit te 1/16, duke hedhur nje hap te rendesishem drejt kualifikimit. 3-0 ne stadiumin Nueva Condomina përballe vendasve te Ucam Murcia ne sfiden qe u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring.

 

Por edhe pse dominuan sfidën katalanasit arritën te zhbllokonin shifrat vetëm ne minutën e 44 me Paco Alcacer. Gjithsesi me fillimin e pjeses se dyte miqtë mbyllen gjithçka, duke shënuar edhe dy gola te tjerë. Fillimisht Delofeu ne minutën e 52 dyfishoi rezultatin, ndërsa 4 minuta me vone Hoze Arnaiz realizoi golin e trete.

 

Reklamë

Por fitore ne fushën kundërshtare arritën edhe Sevila dhe Valencia ne dy sfidat e tjera qe u transmetuan ne Tring.

 

Ne Estadio De La Romareda, Valencias iu deshen minutat e fundit per te gjetur fitoren perballe vendasve te saragozes . pas nje loje pothuajse te barabarte miqte gjeten rrjetën ne minutën e 81 me Rodrigo, ndërsa Dani Parejo nga pika e bardhe e penalltisë ne minutën e pare te shteses vulosi shifrat 2-0. Nga ana e saj Sevilla shpartalloi Kartagjenen 3-0 ne fushën e këtyre te fundit.

 

Nje dominim total nga ana e andaluzeve te cilet zhbllokuan shifrat ne minutën e 25 me Pablo Sarabia,  ndërsa ne te 35 dyfishuan rezultatin Hoakin Korrea ne nje aksion model te ideuar nga argjentinasi. Me fillimin e pjesës se dyte i sapafoturi ne loje Luis Muriel realizoi golin e trete per skuadrën e Eduardo Berizo. Ne takimet e tjera Numancia – Malaga  2-1, Getafe – Deportivo Alaves 0-1 dhe Cadiz – Real Betis 1-2.

 

Sot ne platformën Tring do te transmetohen dy sfida te tjera, nga te cilat spikat ajo e Ares 21-30 mes Elche dhe Atletiko Madrid.

Vazhdo të lexosh

Reklamë