Subscribe

Kush mendon se me sezonin e verës kane filluar pushimet gabohet. Te paktën jo per futbollin botëror. Starton sot nje nga turnetë me simpatike te sportit me te dashur e shtrire ne 4 kontinente e ndare mes SHBA, Kinës, Australisë dhe Europes: Internacional Champions Cup. E krijuar vetëm tre vite me pare, kupa ndërkombëtare e kampioneve është bere mjaft popullore dhe ne te marrin pjese klubet me te njohura te futbollit qe nga spanjollet Reali, Barcelona dhe Atletiko Madridit, gjermanet e Bajern dhe Borusia Dortmund, anglezet e Manchester United, Manchseter City, Liverpul, Chelsea, Totenhem dhe Leciester, francezet e Paris Sg apo italianet e Juventus, Milan dhe Inter. Ne vitin 2014 kaloi çdo parashikim shikueshmëri, ku vetëm ne stadiumin e Michinganit per te ndjekur takimin mes Realit dhe Manchester United ishin te pranishëm ne nje numër rekord plot 109 mije spektatore. Turneu do te vazhdoje deri ne 13 gusht dhe do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring Hd. Jane 24 ndeshje ku te apasionuarit e futbollit do te kenë mundësi te ndjekin superperballjet, dueli magjik te Manchesterit mes City dhe United me dy trajnerët e rinj Guardiola dhe Murinjo, disa sfida qe kane ngelur ne historinë e futbollit botëror si Bajern – Milan, Liverpul Chelsea, Bajern – Inter, Liverpul – Milan, por edhe betejat Paris Sg – Inter, Juventus – Totenham, Real – Paris Sg, Dormund – Manchester City, Totenhem – Atletico, Barcelona – Celltic, Chelsea – Real, Chelsea -Milan, Liverpul – Barcelona e Liverpul – Roma. Kampionet ne fuqi te këtij turneu jane ata te Realit, te cilët mbajnë edhe rekordin e titujve te fituar me tre te tille .duke filluar nga dita e sotme me Manchester United – Dortmund, vetëm ne platformën Tring magjia e Internacional Champions Cup e shtrire ne 4 kontinente.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *