E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Starton Europa për Partizanin

Partizani është skuadra e pare shqiptare qe zbret ne fushe ketë sezon per te nisur aventurën europiane. Te kuqte do te përballen te martën ne orën 18 ne “Elbasan Arena” kundër sllovakeve te Slovan Bratislava ne takimin e pare te vlefshme per raundin e pare kualifikues te Uefa Europa League. Edhe pse koha ka qene e paket per t’u stërvitur, ndërkohe qe deri ne momentin e fundit është shpresuar per nje pjesëmarrje ne champions, drejtuesit e Partizanit kane besim se do te  marrin nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje. Slovan Bratislava është skuadra me e njohur ne Sllovaki me 8 tituj te fituar, 13 kupa dhe 4 superkupa, ndërsa ne kohen e Çekosllovakie e ka fituar edhe 8 here kampionatin. Vitin e kaluar e përfundoi kampionatin ne vendin e dyte pas krahëve te Trencin. Ne radhët e skuadrës jane dy lojtare te perfqesueses sllovake dhe nje i Hungarisë.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë