Janë luajtur këtë të martë ndeshjet e para të fazës së grupeve të Champions League.

 

Kompeticioni më i madh Europian, ekskluzivitet i paketës Tring, u hap me ndeshjet Inter-Slavia Prague dhe Lyon-Zenti St. Petersburg.

 

Ndeshje, ku të dyja u mbyllen në barazim me rezultatin 1 me 1.

 

Zhgënjim për Interin e Conte, i cili pas startit të mirë në kampionat me 3 fitore, ngec në barazim me çekët e Slavias, të cilët jo pak here i vunë në veshtirësi zikaltrit.

 

Nga ana tjetër, supersfida e kësaj të marte ajo mes Borussia Dortmund e Barcelonës, e vlefshme për grupin F ka përfunduar me rezultatin 0-0.

 

Ndërsa supersfida e grupit E, ajo mes Napolit dhe Liverpool, ku nuk munguan dhe incidentet mes tifozerive para fillimit te ndeshjes, u mbyll me rezultatin 2-0.

 

Me poshtë rezultatet e ndeshjeve të tjera të Champions League:

 

Napoli-Liverpool 2-0

Salzburg-Genk 6-2

Inter- Slavia Prague 1-1

Dortmund-Barcelona 0-0

Lyon-Zenit Petersburg 1-1

Benfika-Lajpzig 1-2

Ajax-Lille 3-0

Chelsea-Valencia 0-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *