E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Starton Bundesliga, Dortmund “manita” Augsburgut

Borusia Dortmund e ka filluar sezonin 2019-2020 me një fitore të thellë përballë Augsburgut.

 

Borusia arriti të triumfonte me rezultatin 5 me 1 duke treguar se do të jetë një pretendente në luftën për titull.

 

Reklamë

Edhe se ishte Augsburg që kaloi e para në avantazh me Niederlechner qysh në minutë e parë të lojës, skuadra verdhezi arriti të bënte diferencën dhe të merrte kontrollin e lojës.

 

Alcacer arriti të barazonte shifrat vetëm dy minuta më vonë duke bërë që pjesa e parë të mbyllej në barazim.

 

Me fillimin e të dytës në minutën e 51 Sancho kaloi në epërsi Dortmundin. Por nuk zgjati shumë dhe Dortmund arriti të shënonte sërish në minutën 57 me Reus në të 59 sërish me Alcacer e në të 82 minutë me Brand, duke plotësuar kështu “manitën” e parë të sezonit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë