Napoli ka fituar transferten e pare te sezonit ne Verona kundër Hellasit dhe ka treguar se do te jete konkurrenti kryesor i Juventusit ne këtë sezon. Por nuk ka shkuar mire për Elseid Hysajn qe e ka përfunduar ndeshjen para kohe. Gjithsesi, gjithçka ka nisur mire per miqtë ne Bentegodi kur ne minutat 32 dhe 39 vendosen nje avantazh te dyfishte.

 

Fillimisht nje autogol i Souprayen dhe me pas nje predhe e Milik kane thyer qe ne pjesën e pare vendasit. Ne te dytën është Ghoulam qe çon shifrat ne 0-3. Por kur te gjithë mendonin se ndeshja do te mbyllej kështu Hysja shkakton nje faull Brenda zonës qe ndëshkohet me penallti dhe karton te kuq nga gjyqtari. Nga përsëritja eshte e paqarte arsyeja e kartonit te kuq teksa penalltia përligjet. Gjithsesi ajo është shndërruar ne gol nga Pacini dhe ndeshja është mbyllur ne shifrat 1-3.

 

Ne Spanjë nuk munguan surprizat ne javen e pare teksa Atletiko Madrid ka shmangur nje humbje ne çastet e fundit ne transferte ndaj Xhirones. Nje dygolesh i Kristian Stuanit ne minutat 22-25 e kane goditur rende skuadrën e Simeones. Ne pjesën e dyte me pas kartoni i kuq i Griezman i ka vështirësuar edhe me shume punët, por fillimisht Korrea dhe me pas Himenez kane barazuar shifrat duke e mbyllur ne 2-2. Ne Vigo Selta ka kryesuar deri ne minutën e 50, por Real Sosiedad ka përmbysur gjithçka dhe ne fund është mbyllur 2-3 per miqtë. Sevilja ne mbrëmje vone priste Espanjolin dhe është mbyllur ne barazim 1-1. Dy gola ne pjesën e pare nga Lenglet per vendasit dhe nga Baptistao per miqtë kane vulosur shifrat.

 

Ne Portugali, Sportingu dhe Benfica kryesojnë te vetme pas javës se trete me pike te plota. Ne transferten e Gikmaraesh ndaj Vitorias vendase Sporting ka shënuar 5 gola pa pësuar asnje. Dy here goleadori Dost dhe dy here Bruno Fernandes dhe nje gol i Silves i kane dhene fitoren me goleade skuadrës se Horge Hesus. Dhe me te njëjtin rezultat është kundërpërgjigjur Benfika kundër Belenenses. 5 gola te shënuar pa pesuar asnjë tre prej te cileve te shënuar nga Jonas, nje na Seferovic dhe nje nga Salvio.

 

Ne Francë, Nisa duket se ka arritur me ne fund te rimarre veten dhe ka fituar 2-0 ndeshjen kundër Gingamp e vlefshme per javen e trete te kampionatit francez te futbollit. Alasane Plea dhe Remi valter ne minutat 45 dhe 47 vendosen fatet e ndeshjes. Ndërsa kryendeshja e se shtunës mes Lionit dhe Bordose ka dhuruar gjithçka. Nje avantazh i shpejte i vendasve 2-0 brenda 23 minutash eshte zhvleftesuar pas daljes me karton te kuq ne te 36 te Darder qe mori dy te verdha ne tre minuta. Bordi ka shkurtuar diferencat dhe me pas edhe pse eshte goditur serish ka gjetur forca qe ne fund ta mbylle ne shifrat 3-3.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *