Subscribe

Lojërat olimpike kane nisur me nje ceremoni spektakolare ne Marakanan legjendare, por ngjyrat dhe muzika braziliane nuk arritën te zbehin forcën e protestave popullore ne rruge apo vërshëllimat ne stadium ndaj presidentit Temer apo kreu te komitetit olimpik ndërkombëtar Bah ne lidhje me skandalin e dopingut dhe rikthimin e nje pjese te mire te sportisteve ruse ne gara. Gjithsesi spektakli ka dominuar dhe per kete brazilianet jane ekspertet me te mire. Me një spektakël rreth 5 ore, te dominuar nga ngjyrat koreografike spektakolare, por edhe emrat e mëdhenj te sambes, karnavaleve, por edhe te sfilatave te modës. Nen tingujt e The girl from Ipanema ka dale ne skenën e stadiumit Gisele Bundchen nje prej eksporteve braziliane me te suksesshëm ne vite dhe ka bere thjesht ate qe di te beje me mire, te sfiloje. 300 kërcimtare 5000 vullnetare 12 mije kostume te ndryshme, pas 5 vite rresht prova dhuruan mbi 4 ore spektakël mëngjesin e se shtunës. Jashtë marakanes protestat nuk u ndalen per asnje çast, por policia dhe ushtria mbajtën gjithçka nen kontroll. 206 skuadra te vendeve te ndryshme dhe nje ekip refugjatesh parakaluan përpara spektatoreve ne stadium dhe atyre ne te gjithë globin. Ekipin me te madh e kane shtetet e bashkuara me 554 atlete, ndërsa me te voglin Tuvalu me nje te tille. Me pas ka ardhur moment i flakës olimpike qe u soll ne stadium nga ish-tenisti i madh Brazilian Gustavo Kurten Guga, qe ja përcolli ish-basketbollistes Hortensia dhe kjo ja pasoi legjendës se atletikes braziliane Vanderlei De Lima qe ndezi flaken olimpike. Ishte parashikuar pele ta bënte nje gje te tille, por gjendja e tij shëndetësore nuk e lejoi te merrte pjese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *