E premte, 16 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Starmer thirrje SHBA dhe Iranit për zgjidhje: Shmangni përshkallëzimin e konfliktit

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të gjejnë një rrugëdalje diplomatike, pas dështimit të bisedimeve të fundit në Pakistan.

Sipas raportimit të BBC, Starmer e bëri këtë apel gjatë një bisede me Sulltanin e Omanit, duke theksuar se vazhdimi i armëpushimit është “jetik” për stabilitetin në rajon.

Reklamë

Ai nënvizoi se është thelbësore që të gjitha palët të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, në një moment kur tensionet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran mbeten të larta.

Thirrjet për dialog vijnë në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar po rrit presionin për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje paqësore në rajon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë