Ilir Meta e konsideron anormale situatën politike në vend. Nga Berati, ku zhvilloi edhe një takim me drejtuesit e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta ka theksuar se kjo gjendje është edhe më shqetësuese se vetë rezultati i zgjedhjeve të 18 qershorit.

 

“Shqetësimi më i madh i imi është anormaliteti i politikës sonë,vënia në diskutim e stabilitetit politik të vendit dhe e standardit të zgjedhjeve të 18 Qershorit,një konfliktualitet politik që është kthyer në biznesin më interesant politik,një konflikt që dëmton dhe rrënon çdo ditë në mënyrë të padrejtë imazhin e vendin tonë. Theksoj nga Berati rëndësinë e jashtëzakonshme që ka forcimi i dialogut politik në vend,në radhë të parë në parlament për të vijuar me axhendën e reformave dhe mbi të gjitha dialogun për të mbyllur sa më shpejt Reformën Zgjedhore dhe për të garantuar një klimë mirëbesimi për zgjedhjet e 18 Qershorit sepse rezultati që Shqipëria do marrë përsa i takon zgjedhjeve të 18 Qershorit do të jetë përcaktues për hapjen e negociatave”

 

Meta u shpreh  i bindur se LSI-ja që në këtë qark ka qenë forcë e dytë, këtë vit do të jetë forca e parë politike, pasi ka treguar se është një shtyllë e fuqishme e demokracisë, stabilitetit dhe integrimit në vend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *