Efekti qe ka dhëne Brexit ne ekonominë evropiane ka qene i menjëhershëm. Agjencia “Standard & Poor’s” ka ulur vlerësimin e borxheve per Bashkimin Europian nga AA+ ne AA. Paqartësia qe do te shoqëroje daljen e Britanisë nga unioni, do te ndihet ne rritjen e ngadalte ekonomike, veçanërisht ne këtë vend, por edhe ne Europe e me gjere. Agjencia vlerëson se braktisja e bllokut do te komplikonte prioritetet buxhetare te politikave mes 27 vendeve anëtare dhe do te dobësonte stabilitetin fiskal. Alarmin e ka dhënë edhe FMN sipas te cilit ekonomia boteore eshte ne rrezik dhe rimëkëmbja do te ngadalësohet. Sipas këtij institucioni, periudhat e gjata te paqartësisë dhe renia e besimit te konsumatorëve dhe firmave, përkthehen ne rritje me te ngadalte. Por keto efekte negative, nuk i kane shqetësuar politikanet konservatore ne Britani, ku vazhdon beteja per kreun e ri dhe kryeministrin e vendit. Pese kandidate janë ne gare dhe me e favorizuara është sekretarja e Brendshme, Theresa May. Pas përfshirjes surprize ne gare te sekretarit te Drejtësisë, Michael Gove, nje nga mbështetësit kryesore te Brexit zërat per tërheqjen e tij jane shtuar. Ministra te kabinetit po përpiqen ta bindin ate qe ti hape rrugën sekretares May, e cila shihet si figura qe do te bashkoje partine.
“Standard & Poor’s” zhvlerëson BE-në
Subscribe
