Stadiumi Xhuzepe Meazza në Milano do të presë finalen e UEFA Champions League 2016 më 28 maj. Ky stadium që ndryshe njihet me emrin San Siro, do të presë finalen e UEFA Champions League të këtij viti. Kjo do të jetë hera e katërt që kjo finale luhet në këtë stadium pas atyre të luajtura në vitet 1965, 1970 dhe 2001.

Fituesit: AC Milan, Inter

Inauguruar më: 19 Shtator 1926

• Stadiumi u ndërtua për ekipin e Milanit në vitin 1925 dhe fillimisht mori emrin e zonës ku ndodhet, San Siro. Interi e mundi Milanin me rezultatin 6-3 në ndeshjen hapëse më 19 shtator 1926.
• Milani ishte pronar i stadiumit derisa ky i fundit iu shit bashkisë në vitin 1935, para se të ndodhte një zgjerim i kapacitetit në më shumë se 50,000 vende në vitin 1939.
• Interi u bë pjesë e stadiumit në vitin 1947 dhe një restaurim në mesin e viteve 1950 e çoi kapacitetin e stadiumit në 81,277.
• Në vitin 1965, Interi fitoi finalen e parë të Kupës së Evropës që u mbajt në këtë stadium, pasuar nga Feinordi në vitin 1970 dhe Bajerni i Mynihut në vitin 2001.
• Ky stadium u përdor edhe në Kampionatin Evropian të vitit 1980 dhe po atë vit, ai mori emrin e ish lojtarit të Interit dhe të Milanit, Xhuzepe Meazza.
• Stadiumi pësoi përmirësime të tjera me kullat e saj të mahnitshme në mënyrë që të bëhej gati për kupën e botës së vitit 1990.

Katër finalet e mëparshme të Kupës së Kampioneve të luajtura në San Siro


San Siro do të presë finalen e turneut më prestigjioz në Evropë për herë të katërt në historinë e tij, duke na dhënë mundësinë për t’i hedhur një vështrim finaleve të kaluara që janë luajtur në të.

27/05/1965, Finalja e European Cup
Inter 1-0 Benfica

Zikaltrit u bënë ekipi i tretë që fitonin tituj evropian njëri pas tjetrit, duke mposhtur dy herë kampionët, Benfikën në shtëpi, teksa u përshtatën më mirë me kushtet e baltës dhe të ujit që ishte i pranishëm në fushën e blertë.
Klubi portugez që drejtohej nga Eusebio, kishte mundur Real Madridin në dy raundet e para, por në këtë ndeshje u duk sikur loja me pasa e ekipit ndeshi një pengesë. Një stil i tipit “katenaçio” i Interit bëri që braziliani Xhair të shënonte dy minuta para pushimit të pjesës së parë, duke i dhënë Interit titullin e dytë në histori.
06/05/1970 Finalja e European Cup
Feyenoord 2-1 Celtic (pas kohës shtesë )

Ajaksi i madh i fillim viteve ’70 e futi futbollin holandez në histori me tre tituj të njëpasnjëshëm duke filluar nga viti 1971. Megjithatë, ishin rivalët e tyre të Roterdamit që fituan një trofe më shumë se ata.
Nën drejtimin e trajnerit austriak, Ernst Hapel, Rinus Israel barazoi dy minuta pasi Tomi Gemel shënoi golin e parë fituesit e vitit 1967 Celtic. Goli i suedezit Ole Kindvall i hapi rrugën supremacisë holandeze.

23/05/2001 Finalja e UEFA Champions League
Bayern 1-1 Valencia (Bayern fiton 5-4 me penallti)

Bajerni i dha fund pritjes 25-vjeçare për titullin e tij të katërt evropian pas një ndeshjeje që u vendos nga pika e 11 metërshit. Gaizka Mendieta dhe Stefan Efenberg e çuan ndeshjen në penallti dhe spanjollët e humbën finalen e dytë radhaz pasi Oliver Kan priti penalltinë e Mauricio Pelegrinos.
“Më kujtohet portieri i Valencias, Santiago Canizares, i cili u shtri në vijën fatale dhe filloi të qante. Më erdhi keq për të”, tha fituesi i ndeshjes Kan, i cili kishte përjetuar të njëjtën dhimbje në vitin 1999.

Në stadiumin Xhuzepe Meazza janë luajtur edhe katër finale të kupës Uefa

08/05/1991 Faza e parë e finales së UEFA Cup
Inter 2-0 Roma

Penalltia e Lotar Mateusit dhe goli i Nikola Bertit në minutën e 67 i dhanë Interit një avantazh në ndeshjen e parë, ndërkohë që Roma nuk arriti dot ta fitonte ndeshjen e kthimit më shumë se sa me një rezultat 1-0.

11/05/1994 Faza e dytë e finales së UEFA Cup
Inter 1-0 Salzburg

Pasi Berti shënoi sërish për t’i dhënë Interit fitoren në ndeshjen e parë në Austri, e cila përfundoi me rezultatin 1-0, mesfushori holandez Uim Jonk kurorëzoi skuadrën italiane si fituese me të vetmin gol në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Milano.

17/05/95 Faza e dytë e finales së UEFA Cup
Juventus 1-1 Parma
Pas një humbjeje me rezultatin 1-0 në Parma, Juve duhej ta zhvillonte ndeshjen e kthimit në Milano dhe megjithë golit të Xhanluka Vialit, ndeshja përfundoi në barazim me gol të Dino Baxhos, ç‘ka i dha edhe trofeun Parmës.

21/05/97 Faza e dytë e finales së UEFA Cup
Inter 1-0 Schalke
Ivan Zamorano vendosi ndeshjen e kthimit për Interin gjashtë minuta nga vërshëllima e fundit, duke e çuar ndeshjen me penallti. Megjithatë, kiliani e humbi penalltinë bashkë me Aron Uinter, duke i dhënë trofeun Shalkes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *